Detaje të reja në jetimore, një vajzë e abuzuar u dogj me cigare

553
Zbardhen të tjera detaje nga skandali i rëndë seksual që është zbuluar në Rezidencën e Fëmijëve në Shkodër, ku 3 vajza të mitura janë abuzuar seksualisht. Burime nga prokuroria bënë të ditur se në trupin e një prej vajzave janë konstatuar shenja djegie të bëra me cigare. Po sipas këtyre burimeve, vajza ka hematoma në disa vende në trup. Skandali thellohet akoma më tej, pasi ka dyshimet se abuzimi seksual ka ndodhur brenda shtëpisë së fëmijës.
Fëmijët kanë treguar edhe për dhunë që i kalonte kapacitetet njerëzore. Rrahje me shkopinj dhe këmbë karrige nga fëmijë të tjerë edhe nga punonjës të jetimores. Vajzat e mitura kanë treguar se edukatoret largoheshin me ore të tëra nga institucioni.
Sigal