Detaje të reja mbi aksidentin në Tropojë

124

Një aksident i rënë ka ndodhur sot në Tropojë. Dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën në aksin rrugor Bajram Curri – Sopot.

Si rrjedhojë ka ndërruar jetën gjatë transportimit për në spital një djalë i mitur, 9 vjeç.

Ndërkohë 5 shtetas të tjerë kanë mbetur të plagosur.

Njoftimi i policisë:

Tropojë/ informacion paraprak.

Më datë 21.07.2019, në aksin rrugor Bajram- Curri – Sopot, në vendin e quajtur Cerrnicë, janë përplasur mjeti tip “Benz”, me drejtues shtetasin B.Ç., banues në Tropojë, me mjetin tip “Toyota”, me drejtues shtetasin Z.M.

Si pasojë janë dëmtuar drejtuesit e mjeteve, B.Ç, Z.M., pasagjerët shtetasit A.Ç, A.Ç, H.L., si dhe ka gjetur vdekjen rrugës për në spital i mituri E.Ç, 9 vjeç, banues në Tropojë.

Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarjes, ku po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.