Detaje të reja/ Ja pse e vrau biznesmeni gruan 45-vjeçare

516
Sigal

Detaje të tjera kanë dalë në dritë nga vrasja e ndodhur ditën e djeshme rreth orës 12:45 në Melgushë të Shkodrës, ku Suela Sula u gjet e vdekur në tualetin e biznesit të saj. Sipas burimeve brenda Policisë, dyshohet se ajo është mbytur me duar nga i shoqi, i cili më pas ka tentuar që ta inskenojë ngjarjen si vetëvrasje. Sadetin Sula është arrestuar për vrasjen e gruas dhe pritet që të merret në pyetje. Por çfarë e shtyu biznesmenin që të bënte krimin makabër? Sipas burimeve, dyshohet se viktima dhe bashkëshorti i saj kishin konflikte dhe zënka të vazhdueshme kohët e fundit. Ndaj edhe Policia po heton në këtë drejtim. Ende nuk është zbardhur shkaku i konfliktit, por po punohet në këtë drejtim.