Detaje të reja, ja çfarë fshihet pas prerjes së kokës së shqiptarit

462
Policia greke është ende duke hetuar në lidhje me shqiptarin që u gjet me kokë të prerë. Dy pistat e mundshme janë mosmarrëveshjet kriminale dhe ndonjë çështje për drogën. Bledar Tërpollari u gjet në një zonë të izoluar në Thesprotia me kokë të prerë. 25 vjeçari rezultoi se ishte qëlluar me shotgun para se t’i prisnin kokën. Mediat greke shkruajnë se kjo armë përdoret përgjithësisht nga mafia shqiptare. Oficerët e policisë dyshojnë se prerja e kokës me një precizion të madh mund të jetë bërë për ti demonstruar pjesëmarrësve të tjerë në këtë konflikt që ishte dhe motivi i vrasjes. Policia greke ka zbuluar se autorët e këtij krimi kanë marrë me vete dhe një nga dy telefonat që mbante Tërpollari. Për këtë arsye, policia ka kërkuar skanimin e telefonatave që janë kryer në atë zonë.
Sigal