Detaje të reja/ Elton Çiça u vra nga një plumb në kokë e një në kraharor

451
36-vjeçari Elton Çiça u qëllua me 2 plumba në një lokal pranë shkollës “Emin Duraku” rreth orës 22:05. Atentatori që mbante një kapele në kokë, ka hyrë qetësisht në lokalin ku Çiça po qëndronte me dy persona të tjerë. I ka shkuar përballë viktimës dhe pa thënë asnjë fjalë dhe e ka qëlluar dy herë me një pistolete me mulli. Një prej plumbave e ka goditur në kokë viktimën, ndërsa tjetri në kraharor. Elton Çiça nuk e ka parë atentatorin t’i afrohej, pasi ka qenë duke shkruar në telefonin celular. Dëshmitarë i kanë thënë policisë se ka ndodhur gjithçka ne pak sekonda. Pasi e ka qëlluar Çiçën, vrasësi është larguar me shpejtësi në drejtim të stadiumit “Selman Stërmasi”. 
Policia dyshon se ai ka patur bashkëpunëtorë të tjerë, të cilët mund ta kenë sinjalizuar për lëvizjet e shënjestrës së tij. Pavarësisht ndihmës së parë dhe transportimit drejt spitalit të traumës 36 -vjeçari nuk u ka mbijetuar plagëve të marra. Grupi hetimor i ngritur në vendngjarje ka sekuestruar pamjet e kamerave të sigurisë lokalit ku duket e plotë e gjithë dinamika e vrasjes si dhe ka marrë në pyetje dëshmitarët në vendngjarje. Pista paraprake e hetimit është ajo e hakmarrjes për shkak të kalavari ngjarjesh të ndodhura pas grabitjes nëpërmjet dhunës që katër persona të maskuar i bënë familjes së Çiçës në mars të vitit 2015 në Tepelenë.
Sigal