Detaje të reja/ Artur Kurti u vra nga kunati e jo nga djali

443
Detaje të reja kanë dalë nga krimi në familje, ku u pretendua se djali vrau të atin. Nga të dhënat e përditësuara nga ana e policisë, mësohet se Artur Kurti u vra nga kunati, jo nga djali Jurgen Kurti. Policia ka dalë në përfundimin se 50-vjeçari Artur Kurti është qëlluar me thikë dje nga vëllai i gruas, në përleshje e sipër. Ky fakt u konfirmua nga shenjat e gishtërinjve të gjetur në thikë, që i përkasin kunatit të viktimës, Leonard Ristani dhe jo djalit Jurgen Kurti.
Policia ka arrestuar Leonard Ristanin, i cili mbeti i plagosur me thikë nga viktima.
Sigal