Detaje, si u helmuan punonjëset në fasoneri, mes tyre 1 shtatzënë

444
Sigal

Trembëdhjetë punonjëse të një fasonerie në qytetin e Durrësit janë paraqitur sot në spitalin e Durrësit, duke shfaqur simptomat e helmimit.

Punonjëset janë të gjitha gra, punonjëse të një ndërmarrje fasone. Fillimisht në spital janë paraqitur 10 punonjëse, ndërkohë që pas një ore janë paraqitur dy 3 punonjëse të tjera.

Mes punonjëseve të cilat kanë shfaqur shenjat e helmimit është dhe një grua shtatzëne.

Dyshohet se shkak për këtë helmim masiv është bërë rrjedhja e gazit të kondicionerit të ndërmarrjes.

Pacientet kanë paraqitur simptoma, si gjendje të fikëti, këputje dhe të vjella. Sipas informacioneve mësohet se në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e rendit që po verifikojnë shkaqet e këtij helmimi të punonjëseve të fasonerisë.