Detaje shokues, nëna nga Durrës mbyll tre fëmijët në shtëpi, kur kthehet i gjen të djegur

560
Qyteti i Durrësit është tronditur ditën e sotme nga një ngjarje e rëndë e ndodhur Romanat të këtij qyteti.
Tre trinjakë, të moshës 3 vjeç kanë humbur jetën si pasojë e zjarrit të rënë në shtëpinë e tyre.
Nga të dhënat e para mësohet se e ëma e viktimave ka rrëfyer në polici se i kishte lënë fëmijët vetëm në shtëpi, pasi ishte larguar për disa punë.
Kur është kthyer, ka para që shtëpia kishte marrë flakë, si dhe fëmijë e saj ishin djegur, duke humbur jetën.
Po ashtu, në momentin që ka rënë zjarr në shtëpi nuk ka qenë as babai i fëmijëve, Gëzim Koçi.
Ende nuk ka të dhënë të sakta për shkaqet e zjarrit, por dyshohet se fëmijët kanë qenë duke luajtur me shkrepëse, gjë e cila ka shkaktuar edhe rënien e zjarrit.
Në vendin e ngjarjes ndodhet grupi hetimor, ku nisur punën për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje të rëndë.
Sigal