Detaje nga plagosja e trefishtë në Kavajë, autori ish-kreu i zyrës së punës

468
Tre persona kanë mbetur të plagosur me armë zjarri ditën e sotme në qytetin e Kavajës. Ngjarja ka ndodhur në një lokal para godinës së bashkisë pas një konflikti fizik mes disa personave që ka degjeneruar në përdorimit të armës së zjarrit Policia ka arrestuar autorin e ngjarjes, shtetasin Sajmir Kurti, i cili njihet në këtë qytet si një person i angazhuar në strukturat e Partisë Socialiste në këtë qytet. Kurti është ish-kreu i zyrës së punës në bashkinë e Kavajës.
Aiu dorëhoq nga ky post në vitin 2014 pas denoncimit të Partisë Demokratike sipas të cilës, Kurti ishte një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Prokuroria dy vite më parë, me akuzën e kontrabandës. Të plagosurit janë shtetasit Eqerem Kazazi, 52 vjeç, dhe Irkid Kazazi, 21 vjeç, babë e bir dhe Dritan Xhixha, kalimtar i rastit, i cili mësohet se është plagosur aksidentalisht.
Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se Kurti është konfliktuar fillimisht fizikisht me Eqerem Kazazin për motive të dobëta dhe më tej ka nxjerrë një armë zjarri pistoletë duke qëlluar në drejtim të atë e bir. Shkak i konfliktit mendohet se mund të ketë qenë një debat politik mes palëve duke qenë se Irkid Kazazi është kreu i FRPD, Forumi Rinor i Partisë Demokratike në Kavajë, ndërsa Kurti mbështetës i PS dhe kryebashkiakut të Kavajës, Elvis Roshi.
Sigal