Detaje nga operacioni “Moglica”, agjenti i infiltruar zbuloi trafikun e armëve

452
Operacioni “Moglica” kishte nisur muaj me parë që kishte nisur dhe se është kryer me anë të infiltrimit. Një agjent i policisë së Tiranës kishte ranë prej disa muajsh ne kontakt me 42 vjeçarin Adil Mersinllari ,nga qyteti i Korçës, të cilit i kishte kërkuar kundrejt pagesës t’i blinte disa copë granata. Mësohet se pas disa tentativave Mersinllari kishte pranuar t’i sillte porosinë në Tiranë ndërsa gjatë kontrollit në banesën e tij në Korçë policia gjeti dhe sekuestroi këtë sasi te konsiderueshme por mendohet se mund të ketë edhe të tjera baza të fshehta. Një arsenal i vërtetë armësh dhe municionesh u sekuestruan nga policia në kuadër të një operacioni disa mujor të zhvilluar në Korçë dhe Tiranë. Si pasojë janë vënë në pranga dy persona 42 vjeçari Adil Mersinllari dhe 32 vjeçari Bledar Bardhyl Muçollari si autorët kryesorë ndërkohë që janë shoqëruar 16 të tjerë. 24 banesa te kontroll- Gjatë këtij operacioni është ushtruar kontroll ne 24 banesa te dyshuarish dhe jane shoqeruar ne drejtorite respektive Tiranë dhe Korcë mbi 16 persona. Vazhdojnë hetimet për persona të tjere te dyshuar ,lidhje te subjekteve te arrestuar qe mund te jene te implikuar ne kete veprimtari kriminale. Gjithashtu se bashku me prokurorine e Tiranes po hetohet menyra e gjetjes dhe destinacioni final per kete sasi armatimi te sekuestruar. Sekuestrohen- Gjatë operacionit janë: • 57 copë kallëpe tritoli të masës 400 gr për çdo kallëp. • 103 copë granata sulmuese “defensive ” me rreze shperthyese rreth 200 metra • -100 copë ndezës granatash • 1 granatë-hedhës, • 23 predha granathedhesi
Sigal