Detaje nga aksidenti i rëndë te ‘Fresku’

445
Policia ka zbardhur detaje nga aksidenti i i rëndë te zona e Freskut ne Tirane.
Sipas policise rreth orës 15:25, në numrin e Emergjencave 112, ka ardhur një telefontë për përplasje mjetesh tek zona e Freskut.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ku nga verifikimet paraprake rezulton se :
Mjeti tip “Volkswage” me drejtues shtetasin E.D. është përplasur me mjetin tip “Fiat” me drejtues shtetasin K.L, ku si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i mjetit tip “Fiat”, shtetasi K.L., dhe pasagjeret po në këtë mjet, shtetaset B.Ç., dhe H.B., të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të përplasjes së mjeteve.
Sigal