DETAJE/ I mituri që u mbyt në Golem shoqëronte gjyshen, i shpëtoi vëmendjes së saj kur…

660
Sigal

Mësohen të tjera detaje në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur paraditen e sotme në zonën e Golemit në Kavajë, kur një fëmijë i mitur u mbyt aksidentalisht në pishinën e një hoteli.

Raportohet se të miturin e kishte marrë me vete gjyshja, e cila punonte në hotelin në fjalë. Me sa duket i vogli i ka shpëtuar vëmendjes së saj teksa punonte dhe ka rënë në pishinë.

Personi që e ka gjetur të miturin brenda pishinës ka qënë punonjësi i hotelit, Idai Zaka. Ai thotë se e ka nxjerrë të miturin M.Xh. nga pishina, janë munduar t’i japin ndihmën e parë me frymëmarrje, por ai nuk kishte asnjë shenja jete.
idai zeka
(Në foto punonjësi i hotelit Idai Zaka)
“Atë e kishte marrë gjyshja e vet, e cila ishte punësuar këtu për t’u bërë gati me punimet për sezonin veror. Ajo e ka lënë fëmijën në katin e parë dhe është ngjitur lart në katin e dytë. Më pas ajo nuk po e gjente. Ne shkuam tek pishina dhe e gjetëm brenda në pishinë. Kur e nxorëm nga uji u munduam ti japim ndihmën e parë, por ai nuk kishte shenja jete”- ka thënë punonjësi i hoteli.

Pas ngjarjes së rëndë trupi i të miturit është dërguar për ekspertizë mjeko-ligjore në spitalin e Durrësit, ndërsa spitali ka kërkuar edhe ndihmën e një psikologeje për të qetësuar familjarët, të tronditur nga humbja e papritur.