Detaje/Heroinë drejt Italisë, si u zbulua plani i shoferit (Emri)

435
Sigal

Të paktën 4 kg  heroinë  janë sekuestruar  mbrëmjen e sotme në portin e Durrësit. Burime për ‘BalkanWeb’  bëjnë me dije se lënda u gjet e fshehur në një kamion. Mësohet se lënda narkotike kishte destinacion Italinë. Ajo është gjetur brenda një çantë,  të cilën e mbante drejtuesi i kamionit, i identifikuar si 39 vjeçari, Bledar Shqarthi.

Kamioni ku u gjet droga ishte i  ngarkuar me konfeksione. Lënda narkotike është konstatuar gjatë kontrollit nga policia kufitare me qen të antidrogës.

Raportohet se është shoqëruar drejtuesi i kamionit dhe po merret në pyetje nga policia.

Sipas saj, sasia e drogës e cila si destinacion mendohet se kishte Italinë nuk ka lidhje me firmën e materialeve, por ka qenë vetë shoferi që ka tentuar ta trafikonte drejt vendit fqinj.