Detaje/ Foto me armë e flamuj, si u zbuluan 2 shqiptarët e ISIS (VIDEO)

Të tjera detaje dalin në dritë nga dëbimi i dy të rinjve shqiptarë nga Italia, me pretendimin se shfaqnin rrezik kombëtar dhe se kishin lidhje me luftëtarët e ISIS. Mediat italiane raportojnë se pas hetimeve të policisë, rezultoi se shqiptarët, 23 dhe 24 vjeç, u përzunë pas kontrollit të imtësishëm të profileve të tyre në rrjetet sociale.

‘Il giornale’ shkruan se dy të rinjtë kishin publikuar në rrjetin social dokumente anti-perëndimore dhe antisemite edhe në përputhje me atentatet e bëra në Evropë, për të cilët përgjegjësia është marrë përsipër nga ISIS. Po ashtu, në profilet e tyre të ‘Facebook’-ut shqiptarët kanë publikuar foto me armë në duar. Mediat italiane mes të tjerash shkruajnë se shqiptarët ishin pjesë e një grupi në aplikacionin Whatsapp ku fton për xhihad (Te jenë pjesë e ISIS). Ndërkohë, nga kontrollet e bëra në banesën e tyre, u sekuestruan kompjutera, disa celularë, të cilët do të shërbejnë në cilësinë e provës materiale.

Dy shqiptarët u shoqëruan nga policia në një anije të nisur nga Bariu, drejt portit të Durrësit dhe më pas iu dorëzuan autoriteteve shqiptare të anti-terrorizmit.