DETAJE/ Digjet makina e një vajze në Durrës, dyshimet e policisë

535
Sigal

Digjet automjeti i një vajze në Durrës. Sipas informacioneve paraprake të policisë, është djegur pjesërisht mjeti në pronësi të shtetases M.Ç., 24 vjeçe.

Ngjarja ka ndodhur këtë të mërkurë në lagjen nr. 8, ndërsa shkaqet nuk janë zbardhur ende, nëse kemi të bëjmë me zjarrvënie të qëllimshme apo një defekt teknik. Sakaq, po punohet për sqarimin e rrethanave.