Detaje/ Çfarë u gjet në servisin e celularëve ku ndodhi shpërthimi, arrestohet i plagosuri

143
Të tjera detaje zbulohen për shpërthimin e ndodhur një ditë më parë në një dyqan celularësh pranë Drejtorisë së Higjienës në Tiranë. Policia ka arrestuar të plagosurin Gentian Hoxha për armëmbajtje pa leje dhe municion luftarak.
Raportohet se gjatë kontrollit në servis u gjeten 2 kapsolla ende të paplasura, disa qarqe elektrike, tela elektrik përcjellës dhe një mikroskop që dyshohej se përdorej për montimin e bombave.
Sipas policisë në ketë ambient mund të këtë pasur edhe lende tjetër shpërthyese, por ajo ka shpërthyer gjate incidentit.
Policia ka dyshime të forta që 34-vjeçari Gentian Hoxha, i plagosur pas shpërthimit të fuqishëm brenda dyqanit, kryente aktivitet të paligjshëm. Policia dyshon se ai punonte për të montuar