Dështon seanca e parë për grupin e Lazaratit

69
Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ia doli mbanë të niste seancën e parë gjyqësore ndaj grupit prej 16 personash që do të përballen me drejtesinë për ngjarjet e Lazaratit 2014, për shkak të kundërshtimit me armë gjatë aksionit policor, për të hyrë në Lazarat e për të asgjësuar kultivimin e kanabisit.
Shkak për dështimin e procesit u bë mungesa e dy avokateve mbrojtës dhe i disa prej të pandehurve. Në proces ishin të pranishem tetë nga të pandehurit, mes tyre është Gate Mahmutaj e djali i tij, Vandam Mahmutaj, si edhe i arrestuari me i fundit Arbion Aliko, i kërkuar që prej këtij operacioni.
Gjykata e Krimeve të Rënda mori vetëm gjeneralitetet e të pandehurve që ishin të pranishëm, ndërkohë që prej atyre që janë arrestuar mungonin dy nga te akuzuarit.
Ndërsa gjashtë të tjerë të këtij grupi janë prej 13 muajsh në kërkim. I gjithë grupi është nën akuzë për një sërë akuzash, më të rëndat e tyre, ‘pjesëmarrje në grup kriminal’, ‘kultivim të kanabisit’, ‘vrasje të mbetur në tentativë të efektivëve të policisë’ dhe ‘mbajtje të armëve dhe municioneve luftarake”. Gjyqi i radhës do të jetë më datën 22 korrik për t’i dhënë kohe të pandehurve dhe avokatëve që të njoftohen. Nga ana tjetër, sipas gjykatës ky proces do të zhvillohet njëherë në javë, për çdo të mërkurë.