Dëshmon djali i mitur: “Mami me babin u zunë. Më pas babi…”

65

Fëmijët e mitur të çiftit Dervishi, Keidoni 4 vjeç dhe Klea 8-muajshe, ndoshta për shkak të moshës nuk e kanë kuptuar se çfarë ka ndodhur. Por të bërtiturat e më pas krismat i kanë terrorizuar duke bërë që për disa orë të mos pushojnë së qari. Pasi u vrau nënën, i ati i çoi te fqinja e katit të tretë dhe vetë u largua. Por djali, që kishte kuptuar diçka nga ajo që kishte ndodhur, i ka treguar gruas ku e la i ati, se babai i tij kishte qëlluar me pistoletë.

“Mami me babin u zunë. Më pas babi…”, ka treguar me gjeste e zë zhurmën që bën pistoleta kur shkrepet. Kaq ka mjaftuar që ajo të kuptojë se çfarë kishte ndodhur. Gruaja ka treguar për Policinë se fëmijët, kryesisht djali 4-vjeçar, kanë qenë mjaft të trembur dhe gjatë gjithë kohës kanë qarë. Ajo nuk ka mundur që t’i pajtojë për gati një orë.