Dëshmitari: Pashë Frrokun në makinën nga u qëllua Dritan Lamaj

433
Sigal

TIRANE– Në Gjykatën e Krimeve të Rënda është zhvilluar sot seanca e radhës ndaj Arben Frrokut, i akuzuar për vrasjen e komisarit Dritan Lamaj. Në seancën e sotme dëshmoi me video-konferencë dëshmitari i mbrojtur, i cili ndodhej në një tjetër sallë të Gjykatës së Krimeve të Rënda.
 
Sipas burimeve , dëshmitari i mbrojtur ka dhënë të njëjtën dëshmi lidhur me ngjarjen si në Prokurori.
 
Dëshmitari konfirmon se ka parë Arben Frrokun pas atentatit ndaj Lamajt në automjetin BMW nga ku u qëllua komisari.
 
Seanca e kaluar u shty për shkak të mungesës së njërit nga avokatët mbrojtës.