Dëshmitarët rrëfejnë për vrasjen e 29 vjeçares: Ai e sillte vajzën me një fuoristradë

482
Prokuroria e Kavajës tashmë ka marrë në pyetje disa dëshmitarë në zonën ku ndodhej banesa e motrës së Sokrat Shanit, pas vrasjes së 29 vjeçares Jonida Çanaku. Lidhur me këtë çështje, dëshmitarët mësohet t’u kenë thënë hetuesve se e kishin parë me dhjetëra herë biznesmenin 65 vjeçar të shkonte në atë zonë, në shoqërinë e vajzës 29 vjeçare. 
“Ata vinin shpesh këtu në fundjava, por edhe gjatë ditëve të javës. Vinin me një fuoristradë, të cilën e parkonte këtu, dhe më pas qëndronin në lokale ose shkonin në shtëpinë që kanë këtu”, kanë thënë dëshmitarët për hetuesit. Sipas tyre, biznesmeni ka qenë i qetë dhe nuk kanë arritur që gjatë lëvizjeve në atë zonë të shikojnë ndonjë kontradiktë te çifti, raporton më tej. Dëshmitarët e pyetur nga ana e hetuesve kanë thënë se e identifikonin lehtësisht çiftin, pasi Sokrat Shani shkonte 2-3 herë në javë te banesa e motrës së tij në Golem, ku qëndronte me viktimën Jonida Çanaku.
Sigal