Dëshmia e mikut të Kasmit: Po e prisja në kafe. Për konfliktet në Spanjë më tha…

652
Një mik i të ekzekutuarit para disa javësh në Tiranë, Devi Kasmit, ka deklaruar në Prokurori se kishte lënë takim me të ditën që ai u vra. Sipas dosjes, ai i kishte shkruar mesazh Kasmit në orën 18:06, rreth 30 minuta përpara se Kasmi të qëllohej për vdekje.
‘Kasmin e njoh që në fëmijëri, jemi rritur bashkë. Atë ditë e kishim lënë të dilnim për kafe dhe e kam pritur në një lokal te Ministria e Drejtësisë, por nuk po vinte. Aty pashë në TV se kishte ndodhur një vrasje dhe u çova.
Në shtëpi mësova se ishte vrarë Devi. Unë kam dëgjuar që mund të ketë pasur konflikte me Domart Konjarin, por kur e kam pyetur Devin, më ka thënë se konfliktet me të kishin nisur në Spanjë për plagosjen, por më ka thënë se nuk kishte problem me të, pasi nuk e kishte plagosur ai’, ka thënë miku i Kasmit.
Ai ka treguar edhe për një person me kapuç, që sillej afër palestrës së Kasmit para vrasjes dhe kur Kasmi i kishte folur, i ishte përgjigjur anglisht.
Sigal