Dëshmia e 15 vjeçares së përdhunuar: Më fejuan pa dëshirën time

489
Sigal

Zbardhen të tjera detaje të rënda nga ngjarja e raportuar më herët gjatë ditës, kur policia njoftoi se kishte arrestuar një shtetas të shpallur në kërkim sepse kishte mbajtur forcërisht një javë dhe e kishte përdhunuar një të mitur. Në pranga ra 41­vjeçari Martin Haxhija, banues në Durrës, por dëshmia e vajzës në polici ka hedhur dritë për të tjera fakte tronditëse. Mësohet se burri kishte kërkuar dorën e vajzës për martesë tek familja e saj në Lezhë, të cilët kishin pranuar. Pas kësaj ai e kishte marrë vajzën në shtëpinë e tij në Durrës ku e kishte kërcënuar se nuk e linte të ikte dhe e kishte përdhunuar.

DESHMIA E VAJZES

“Më fejuan pa dëshirën time. Martini erdhi në shtëpi e më kërkoi dorën për nuse. Prindërit ishin dakord, unë nuk e doja. U thashë që; ‘Nuk e dua’. Pasi më fejuan më mori në shtëpi e më ka mbajtur një jave me njerëzit e familjes së tij.

Kreu marrëdhënie seksuale me mua. Unë nuk doja. Më pas i thashë që nuk të dua, por më tha se të vras e nuk të lëshoj nga duart. Më merrte në telefon e më thoshte, do të vras. Unë kam frikë se mos më con prostitutë jashtë vendit! Më ndihmoni se kam frikë prej tij” ka thënë 15­vjecarja për policinë e Lezhës,