Dervishi, emigranti i 160 i vrarë në Greqi

295

Shqiptarët vriten, punonjësit e policisë shqiptare pranë Ambasadës sonë dekorohen nga Greqia

Dje në mbrëmje, emigrantët në Athinë protestuan fort kundër dhunës së racizmit, vrasjeve, plagosjeve dhe torturave, që po ushtron policia greke. Edhe një shqiptar tjetër u vra nga një breshëri arme pistoletë në Athinë. Emigranti 36-vjeçar Dervishi u qëllua për vdekje, tek po dilte nga shtëpia e tij në zonën “Agios Pantelimona” në rrugën “Sepolios” dhe “Pissistratou”, rreth 3 km larg qendrës së Athinës. Kjo zonë njihet për racizmin dhe vrasjet e shumta, nën heshtjen e plotë të shtetit grek. Kjo vrasje vjen si rezultat i politikës së ashpër së kryeministrit grek Andonis Samaras ndaj emigrantëve, dhe deri tani kjo vrasje nuk është dënuar. Emigranti  T. Dervishi 36-vjeçar, babai i dy fëmijëve është viktima e 160-të në Greqi, viktimë e dhunës së pastër  raciste. Ai u vra pasi nuk ngjante për grek, sepse edhe urdhri i kryeministrit grek është që të arrestohen të gjithë ata që nuk ngjajnë për grek. Ai u vra si rezultat i politikës raciste të qeverisë Samaras, që ende nuk ka të regjistruar se sa të huaj janë vrarë. U vra pa asnjë shkak duke lënë në mes të rrugës në vend të huaj, gruan dhe fëmijët. Lidhur me dhunën raciste, jo pak herë vetë presidenti i vendit Karolos Papulias ka theksuar se, vendi ka problem racizmin. Ka ardhur koha që, shteti shqiptar të kërkojë shtetit fqinjë për të filluar hetimet ndaj vrasjeve të shtetasit të tij, pasi familjet e viktimave presin me padurim arsyen përse u vranë të afërmit e tyre. Mjaft më me heshtje dhe përkulje të turpshme. Shteti shqiptar e ka për detyrë që të zbatojë ligjet dhe më kryesoren Kushtetutën në mbrojtjen dhe përkujdesjen e jetës së shtetasit shqiptar në vendin pritës.

 

 Shpëtim Zinxhiria

 

AMBASADA SHQIPTARE: “VAZHDOJNË HETIMET”

Lidhur me këtë vrasje, ambasadori ynë në Athinë, Dashnor Dervishi, u shpreh se, ende nuk ka të dhëna për vrasjen, ndërsa autoritetet greke vazhdojnë hetimet: “Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes së emigrantit tonë”.

MINISTRI GREK DENDIAS, URGJENTISHT SEKSION TË VEÇANTË KUNDRA RACIZMIT.

Menjëherë pas vrasjes së emigrantit shqiptar, ministri Ministria i Mbrojtjes të Qytetarit, Dendias, ngriti urgjentisht një seksion të veçantë për trajtimin e dhunës raciste dhe dërgimin e mandateve të qarta të policisë greke për luftën kundër racizmit. Dhuna raciste në 6 muajt e fundit në Greqi ka regjistruar mbi 500 raste ku emigrantët kanë përfunduar në spitalet vendase.

OPOZITA SYRYZA DËNON VRASJEN

Lidhur me këtë vrasje ka reaguar partia opozitare greke, SYRYZA. “Rastet që regjistrohen janë shumë më tepër nga realiteti, shumë prej tyre janë të huaj. Ne kërkojmë nga qeveria që të ketë këtë projekt të veçantë, i cili do të parandalojë një nocion të tillë, një kulturë që arrin vrasjen. Mosndëshkimi në vite hapi rrugë krimit në vrasje, si dhe hap rrugë legalizimit të dhunës raciste në mendjet e njerëzve”, – thuhej midis të tjerash në deklaratën e saj.