Depresioni i merr jetën 61-vjeçarit në Korçë

492
Gjendja e rënduar psikologjike duket se e ka çuar në vetëvrasje, 61-vjeçarin Th. M. në Korçë. Policia e qarkut njoftoi dje se ai është gjetur i vetëvarur në shtëpinë e tij në lagjen nr.16 dhe nga hetimet e para të kryera, rezulton se ka pasur probleme që i kanë shkaktuar depresion. Nga ana e Policisë, u kryen veprimet e nevojshme proçeduriale dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për “Shkaktim i vetëvrasjes”.
Sigal