Denoncon kushëririn pasi e la shtatzënë

414
Një 17 vjeçare ka denoncuar një kushëririn e saj, pasi ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Abuzuesi 29 vjeçar po hetohet në gjendje të lirë nga policia e Korçës, pas denoncimit të 17 vjeçares. Sipas policisë, në hetim është vënë shtetasi L.L, 29 vjeç, banues në Korçë. “Procedimi i tij filloi pas kallëzimit të bërë nga një 17 vjeçare, nga Korça. Ajo ka kallëzuar se në muajin dhjetor të vitit 2015, ka kryer marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj, me shtetasin L.L, që ka lidhje gjaku dhe ka mbetur shtatzënë”, njofton policia. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose nën kujdestari”.
Sigal