Denoncohet urrejtja dhe racizmi ndaj Veriut të Shqipërisë!

421
Sigal

Ish-kryeministri Berisha ka publikuar një mesazh nga një mësues, i cili denoncon racizmin tek një postim publik të kryeministrit Rama. Denoncimi i Berishës: Lexoni mesazhin e qytetarit digjital. sb Përshëndetje Zoti Berisha. Ju lutemi demaskojeni këtë kryeministër të çmendur e me kartelë, sepse me “zgjuarsinë” e tij sot, në këtë status, ka tallur keq krejt Veriun e Shqipërisë, duke luajtur me shkronjat “xh” dhe “gj” te fjala “ingjinjera”. Besoj ka pasur parasysh edhe Juve me këtë, edhe mua, që po të shkruaj. Kush ka mbaruar gjuhësi, si unë, e di se pjesa veriore (dialekti i Veriut) e ka një problem të tillë në shqiptim dhe nuk e bën dot dallimin “xh” me “gj”. Ka raste që e ngatërrojnë edhe në të shkruar. Pikërisht, deri këtu shkon urrejtja, racizmi, çmenduria e këtij njeriu, ndaj veriorëve, sa mundohet të tallet me to, duke i konsideruar edhe ata të “Unazës së Re”, protestuesit e Astirit, si “malokë” (nuk dallojnë dot “xh” me “gj”, si dikur, kur thoshte se njerëzit nga Veriu duhet të pajisen me pasaportë për të hyrë brenda Unazës së Tiranës. Ju uroj punë të mbarë, por kësi “piruetash” prej gjasme të zgjuari mendoj se duhet t’ia plasni në fytyrë një anti-veriori kaq të madh, si ai.