Denoncohen në Prokurori 6 numrat e PS-së që i bënin shantazh aktivistëve kuqezi

86

Mbi 40 mijë telefonata shantazh drejt aktivistëve të Aleancës Kuqezi, publikohen përgjimet

“Aleanca Kuqezi denoncon publikisht shantazhin politik që i është bërë mbi 40 mijë aktivistëve kuqezi të Tiranës.

Për më shumë se 10 ditë, 6 numra celulari të Partisë Socialiste si zyrë operatore e kreut të Partisë Socialiste të Tiranës Saimir Tahirit kanë joshur, kërcënuar dhe kanë tentuar të korruptojnë aktivistë dhe drejtues të Aleancës KuqeZi.

Aleanca KuqeZi i drejtohet Prokurorisë së Përgjithshme të verifikojë tabulatët telefonike të këtyre numrave si më poshtë:

 0674099612 , 0674099614,  0696078077.

Si dhe i vë në dispozicion disa regjistrime telefonike të bisedave që eksponentët socialistë ju kanë bërë drejtuesve kuqezinj. Aleanca KUQeZI deklaron se kjo është shkelje e ligjit mbi mbrojtjen e të dhënave personale të individit gjë që citohet edhe në formularët e anëtarësimit të Aleancës KUQeZI : « Formulari duhet të plotësohet me germa kapitale. Të dhënat personale që përmbahen në këtë formular do të përpunohen në përputhje me dispozitat e ligjit Nr. 9887 datë 10.03.2008 « Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale », nenet 5-11. Të drejtat dhe përgjegjësitë për grumbullimin dhe përpunimin e të dhënave personale të individëve nëpërmjet këtij formulari i takojnë kontrolluesit, Aleanca KUQeZI ».

Aleanca KuqeZi i bën thirrje prokurorisë së Tiranës të procedojë në kohë për të garantuar zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe një garë të barabartë.

Aleanca KuqeZi ndien keqardhje që opozita kryesore Partia Socialiste ka hequr dorë nga rrëzimi i shtetasit Berisha dhe ka hyrë në pazar me të për të dobësuar Aleancën KuqeZi. Aleanca KuqeZi do të jetë forca kryesore që do të  ndërtojë qeverisjen e ardhshme dhe do t’i japi goditjen e merituar partive bolshevike në Shqipëri», ka deklaruar shefi i shtabit në AK, Augent Xhaferaj.