Denoncimi i të riut në polici/ Kjo është vajza nga Durrësi që më zhvati 60 milion lekë (Emri)

490
Historia e denjë për një skenar filmi ka ndodhur në Durrës. Një 30-vjeçar ka denoncuar në polici një vajzë që me anë të mashtrimit arriti t’i zhvaste plot 60 milionë lekë. Ajo është Enertila Beqja, ndërsa mësohet se e ka njohur në Facebook. Djali nga Manza e akuzon atë që përgjatë tre viteve ka arritur t’i zhvasë 60 milionë lekë duke e mashtruar.
ARRESTIMI
Specialistët e Seksionit kundër Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasen:
• Enertila Beqja 27 vjeçe, banuese në Durrës.
Më datë 22.08.2017 ka bërë kallëzim shtetasi B.A. 30 vjeç, banues në Durrës, në ngarkim të shtetases së mësipërme pasi dyshohet se e ka mashtruar duke I marrë shumën prej 6 000 000 lekë të reja.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale” Mashtrimi” parashikuar në nenin 143/3 të Kodit Penal.
Sigal