Denoncimet e deputetëve/ Kapen hajdutët e banesave në Dropull, dy të rinj në pranga

407
Vjedhjet e banesave në Dropull kanë qenë një shqetësim i ngritur prej kohesh nga vetë banorët. Denoncimet e herëpashershme nga ana e qytetarëve por edhe vetë deputetëve të zonës së Dropullit mbi vjedhjen e banesave, kanë bërë që policia të niste hetimet.
Sot policia ka njoftuar se ka arritur që të godasë një grup kriminal që dyshohen si autorë të disa ngjarjeve.
Në pranga kanë përfunduar Eno Kalemi, 36 vjeç, banues në Sarandë dhe Ardit Izvori, 31 vjeç, banues në fshatin Mollas të Mallakastrës. Ndalimi i personave në fjalë u bë në orët e para të mëngjesit, ku në bashkëpunim me njeri-tjetrin, kanë vjedhur ku kanë thyer me mjete të forta banesat e shtetasve E.G, E.V dhe J.B , banues në fshatin Bularat, Dropull.
Në këto banesa kanë vjedhur një televizor si dhe sende të tjera shtëpiake. Policia vijon punën në bashkëpunim me Prokurorinë për dokumentimin e disa rasteve të tjera të ndodhura më parë në zonën e Dropullit ku dyshohet se autorët janë dy shtetasit e lartpërmendur.
Materialet në ngarkim të këtyre dy shtetasve i kanë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme.
Sigal