Dënohet me burg shqiptari Naser Kelmendi, “bossi i drogës” në Ballkan

618
Dënohet me 6 vjet burg biznesmeni Naser Kelmendi, i quajtur edhe si “Bossi i drogës” në Ballkan, në akuze për trafik të heroinës. Vendimin për “bosin e drogës”, Gjykata Themelore e Prishtinës e ka shpallur të enjten.
Trupi gjykues është bindur se i dënuari ka shpërndarë heroinë në Austri. Gjatë vuajtjes së dënimit, atij do t’i llogaritet edhe koha sa ka qëndruar në paraburgim gjatë gjykimit. E njëjta gjykatë, Naser Kelmendin e ka liruar nga akuzat tjera për “Krim të organizuar” dhe për vrasjen e boshnjakut Ramiz Delalicc, në vitin 2007 në Sarajevë. “Vepra për të cilën është dënuar ka ndodhur në verën e vitit 2003, që nga ai moment ai nuk e ka kryer asnjë vepër tjetër penale.
Asnjëherë nuk ka ndodhur që nuk është paraqitur në gjykatë, ai e ka respektuar gjykatën”, tha kryetarja e trupit gjykues, Ana Damska Gallan.
Sigal