Dënohet me 90 ditë burg Ervis Martinaj, i dyshuari për vrasjen në Linzë

674
Ervis Martinaj një nga pesë të dyshuarit e atentatit ku mbeti i vdekur Enton Nikaj është dënuar këtë të premte nga Gjykata e Tiranës me 90 ditë burg në mungesë me akuzën e organizimit e lotarive të palejuara. Pas 23 seancave në të cilat Nikaj nuk ka qenë i pranishëm asnjëherë, gjyqtari Lazër Sallaku ka vendosur dënimin e Martinajt me burg. Martinaj prej 48 orësh është shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës së bashku me disa persona të tjerë pasi dyshohet se janë përfshirë në vrasjen e Nikajt dhe plagosjen e Ismail Gaxherit, pronarit të lokal “Muraga” në periferi të Tiranës.
Por si përfundoi Martinaj në gjyq?
Më 30 shtator të 2014-ës, Prokuroria e Tiranës u drejtua gjykatës me një kërkesë gjykimi ndaj Martinajt, të cilin e kish gjetur fajtor për organizimin e lojërave të fatit të palejuara. Ishte operacioni “Fund Marrëzisë”, i cili zbuloi përfshirjen e Martinajt në aktivitetin e lojërave të fatit të palejuara, për të cilin më pas prokuroria kërkoi dënimin me 3 muaj burg.

Vendimi i Gjykatës së Tiranës
Martinaj në këtë proces prej 23 seancash është përfaqësuar nga avokatja e caktuar kryesisht nga shtetit, Nevila Pushi e cila kërkoi pafajësi për të, ndërsa ky nuk është dënimi i parë për të pasi dy dënime të mëparshme janë dhënë me gjobë po nga Gjykata e Tiranës.
Sigal