Dënohet me 5 vite burg ish-polici, vrau gjatë aksionit një 15-vjeçar

489
Gjykata e Lezhës ka dënuar me 5 vite burg, ish-punonjësin e policisë i cili qëlloi për vdekje Armando Skandaj 15-vjeçar i cili ndodhej në shoqërinë e vëllait të tij, që kishte kryer një grabitje të dy turistëve malazezë.
Vendimi i gjykatës pritet që të apelohet nga avokati i të pandehurit, i cili kishte kërkuar në gjykatë shpalljen e pafajësisë të klientit të tij. Pas vendimit të Gjykatës babai i viktimës, Frederik Skandaj ka shprehur rezerva ndaj Prokurorisë, pasi sipas tij vrasja nuk ka ndodhur nga pakujdesia, pasi është qëlluar me breshëri në mjetin ku udhëtonte viktima. 
Ngjarje e rëndë ka ndodhur në vitin 2010 në kohën kur viktima ishte 15 vjeç dhe ndodhej në automjetin e të vëllait, gjatë një operacioni përmes të cilit policia tentoi t’a kapte, por që u vetëdorëzua.
Djali në atë kohë u gjend në pjesën e pasme të makinës dhe humbi jetën aty.
Ngjarja ka ndodhur me 17 korrik të 2010-ës në “Urën e Cenit” në Lezhë, ndërsa Ardit Skanda ka udhëtuar me vëllain e pajetë në mjet mbi 6 kilometra për t`i shpëtuar policisë.
Në momentin që e kuptoi se vëllai më i vogël kishte humbur jetën, ai ka lënë makinën në rrugë bashkë me trupin e pajetë të vëllait në fshatin Balldre dhe pasi ka kaluar lumin është dorëzuar.
Ardit Skandaj pati dëshmuar në Gjykatën e Krimeve të Rënda në lidhje me ngjarjen fatale ku humbi jetën vëllai i tij vetëm 15 vjeç, por prokuroria i mbylli hetimet për vrasjen e të miturit. 
Sigal