Dëmtoi shtratin e lumit Osum, arrestohet drejtuesi teknik i firmës

425
Policia e Beratit ka arrestuar në orët e vona të së premtes drejtuesin teknik të një firme private, që kishte dëmtuar shtratin e lumit Osum. Mësohet se në pranga ka rënë Neim Hoxhaj, 65 vjeç, projekti i të cilit po dëmtonte basenin e lumit Osum, pranë fshatit Munusht. Përveç arrestimit të Hoxhajt, uniformat blu kanë konfiskuar edhe mjetet e punës së kompanisë së ndërtimit si dhe kanë pezulluar punën e saj. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Beratit për procedimin e mëtejshëm të rastit. 65-vjeçari akuzohet për “Shkatërrim të pronës publike”.
Sigal