Dëmtohet rruga Elbasan-Librazhd

488
Aksi rrugor Elbasan-Librazhd ka pësuar dëmtime serioze si pasojë e rrëshqitjes së dherave. Rrjedha e fortë e ujit të lumit Shkumbin ka gërryer një pjesë të rrugës nacionale. Dëmtimi i rrugës ka ndodhur në Xibrakë tek “Ura e Telit”.
Një situatë e tij ka krijuar probleme për qarkullimin e mjeteve, duke mundësuar kalimin në vetëm një korsi në aksin Elbasan-Librazhd.
Sigal