Dëmtohet me lëndë eksplozive shtylla e tensionit të lartë, 5 të shoqëruar në Krujë

464
Policia e Krujës ka shoqëruar 5 persona në Krujë, pasi dyshohen si të përfshirë në ngjarjen e ndodhur më 13 maj 2017, ku në vendin e quajtur Kodër Thumanë rreth orës 02:00, është konstatuar dëmtimi i dy këmbëve mbajtëse të një shtylle të tensionit të lartë.
Pas njoftimit nga Shërbimet e OSHEE, menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Komisariatit të Policisë Krujë, të cilët kanë siguruar vendin e ngjarjes.
Nga kryerja e veprimeve verifikuese në terren është konstatuar se kanë ndodhur 2 shpërthime. Në lidhje me këtë ngjarjen, nga ana e uniformave blu janë shoqëruar 5 shtetas, me qëllim sqarimin e plotë të ngjarjes.
Shtetasit e shoqëruar banojnë në afërsi të vendit të ngjarjes dhe deklarojnë se para 3-4 ditësh kanë dëgjuar dy shpërthime të njëpasnjëshme, por nuk e kishin lokalizuar vendin.
Efektivet e Policisë kanë këqyrur vendin e ngjarjes dhe kanë gjetur dhe dërguar në Laboratorin e Policisë Shkencore për ekzaminime të mëtejshme:
• disa mbetje lënde plasëse e dyshuar eksploziv;
• rreth 40 cm fitil zjarrëpërcjellës i djegur;
• mbetje prej qelqi që është përdorur si mekanizëm për ndezje.
Sigal