Dëmtohen zyrat e disa institucioneve shtetërore në Pogradec, autorët hyjnë brenda dhe…

266
Persona ende të paidentifikuar kanë dhunuar gjatë natës disa nga ambientet e zyrave të institucioneve shtetërore në qytetin e Pogradecit.
Mësohet se persona ende të paidentifikuar kanë hyrë brenda ambienteve të disa institucioneve duke shkatërruar dyert.
Mësohet se personat kanë dëmtuar dokumentacionin në zyrën e Punës, ISSH, dhe Inspektoratit të Mjedisit. Nuk dihet nëse janë marrë dokumente apo thjesht janë shkatërruar.
Policia vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave që kanë ndërmarrë këtë akt.