Delvinë, aksident tragjik, 2 të vdesin 2 dhe 3 të plagosur

509
Një aksident i rëndë automobilistik ka ndodhur në orët e para të së mërkurës në Delvinë, ku dy të rinj kanë humbur jetën, ndërsa 3 të tjerë kanë mbetur të plagosur. Burime nga policia kanë bërë të ditur se makina, tip “Benz” me targa të Sarandës, me të cilën po udhëtonin 5 të rinjtë ka dalë nga rruga në aksin Vllahat-Bamatat.
Mësohet se viktimat janë një 16-vjeçar dhe një 18-vjeçar, ndërsa të plagosurit janë të moshës 14, 17 dhe 18 vjeç.
Tre personat e plagosur ndodhen në gjendje të rëndë dhe janë nisur menjëherë për në Spitalin e Traumës në Tiranë. Shkaqet e këtij aksidenti të rëndë janë ende të paqarta, ndërsa policia mbërriti në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve.
Sigal