Del para gjykatës Baftjar Bruka, i komunikohet arresti me burg

492
Gjykata për Krime të Rënda i komunikoi sot paradite masën arrestit në burg Baftjar Brukës i cili akuzohet për vendosjen e tritolit në farmacinë e Tahirit
Baftjar Bruka u ekstradua dy ditë më parë nga Suedia.
Baftjar Bruka akuzohet për vepra penale për qëllime terroriste “Krijim të grupit të strukturuar kriminal”, dhe “Kryerja e veprave penale nga grupi i strukturuar kriminal” dhe bazuar në Kodin Penal rrezikon dënimin maksimal “Burgim të Përjetshëm”. Po ashtu ai është akuzuar në Itali si kreu i një celule terroriste.
Baftjar Bruka u arrestua në qershor të vitit të kaluar, (2015) në Suedi pasi ishte shpallur në kërkim nga drejtësia shqiptare nën masën e sigurisë “arrest me burg” për serinë e veprave që rëndojnë ndaj tij.
Në lidhje me ngjarjet që tronditën Tiranën mëngjesin e 10 Shkurtit pas hekurave qëndron edhe Vladimir Gjuta, i cili veçse si ideator i sulmit në farmacinë e babait të Saimit Tahirit, akuzohet se qëndron edhe pas kërcënimit me jetë të Ministrit të Brendshëm.
Për këtë ngjarje në qeli qëndrojnë edhe Lumjan Matmuja, Kamber Bruka, Erjon Dule dhe Emirjon Gjuta. Ndërsa Ernest Gjuta u lirua për mungëse provash.
Sigal