Del emri i ‘boss-it’ shqiptar të gomones me 1.6 ton kanabis

499
Ka pseudonimin ‘Vito’ bossi tjeter me origjine shqiptare për te cilin flasin mediat greke sot, si pjese e bandes se trafikanteve te droges, pas kapjes te shtunën te 1.6 tonë drogë ne nje gomone ne ujerat greke qe dyshohet se ishte nisur nga Himara.
Gazeta “To Vima” shkruan se grupi kriminal paguante 50-60 mijë euro për vendosjen e motorëve në gomone që të ishin gati për udhëtim.
Disa nga gomonet i deklaronin si të shkatërruara nga zjarri. Grupi ishte i trajnuar për taktika qe do ti shpëtonin nga ndjekja ne det. Për te lëvizur ne qytet banda thuhet se përdorte automjete me targa të huaja.
Shumë nga të arrestuarit kishin përgjegjësi vetëm për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e gomoneve. Një pjesëtar kryesor i grupit konsiderohet një 31-vjeçar me shtetësi italiane dhe origjine shqiptare, i njohur me pseudonimin “Vito”.
Ndërsa televizioni “ANT1” shkruan se greku i arrestuar që kishte parking gomonesh është djalë polici. Nëna e tij shprehet se këtë gomone ai e mbajti tre muaj në parking thjesht në ruajtje.
“E thamë 100 herë nuk është i përzier në gjëra të tjera. Çdo njeri mund të ngatërrohet kështu. Është i pafajshëm”, deklaronte nëna e tij.


Sigal