Deklarata e fortë e Drejtorit të Policisë Vlorë: 11 policë nën hetim për drogë, 3 janë përjashtuar

47
Drejtori i Policisë së Vlorës Gentian Shehaj në një takim me përfaqësues të Gdf dhe Delta Forcë në kuadër të luftës kundër kultivimit të lëndëve narkotike për koordinimin e punës së Taskforcës për antikanbisin është shprehur se 11 policë janë nën hetim për favorizim të kanabisit.
Fax News raporton se Shehaj shton më tej se 3 prej tyre janë përjashtuar nga radhët e Policisë në Vlorë.
Sipas drejtorit, efektivët akuzohen se kanë lejuar kultivimin e kanabisit në zonat ku janë caktuar përgjegjës për ta luftuar këtë fenomen.
Nga ana tjetër, Shehaj ka deklaruar se në Vlorë, në vitin 2017 është kultivuar më pak kanabis se në 2016-ën.