Dekani dhe pedagoget e arrestuara në gjyq: Ju lutemi, seancë me dyer të mbyllura

573
Sigal

Ish-dekani i Universitetit të Elbasanit Albert Riska, ish-Shefja e Departamentit të Gazetarisë, Elvira Lumi dhe pedagogia Erjola Calja kanë mbërritur në Gjykatën e Elbasanit për të dëgjuar masën e arrestit.

Të tre ata kanë kërkuar seancë me dyer të mbyllura. Riska dhe Calja mbrohen nga avokati Altin Ago, kurse Lumi nga avokatja Sonila Leci.

Të tri pedagogët akuzohen për korrupsion, marrje ryshfeti nga studentët në këmbim të notave kaluese.

Bashkë me ta u arrestuan edhe tre sekserë dhe 1 student.