Degjenerimi i Shëndetësisë, i çojnë drejt vdekjes dhe i pyesin për shëndetin

465
Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj i ka dërguar një mesazh nënës së fotografit të njohur Feliks Bilani, e cila prej dy muajsh e gjysmë ka ndërruar jetë. Në mesazhin e dërguar, Beqaj kërkon të dijë se si ishte shërbimi në QSUT. “I/e nderuar S.., unë jam Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Në 02/03/2016 ju keni vizituar QSUT. Ju lutem përgjigjuni me sms falas në këtë numër duke vlerësuar cilësinë e shërbimit që morët. Ju faleminderit”, është mesazhi i që Beqaj që i dërgon të ndjerës. Mesazhi i ministrit ka irrituar djalin e të ndjerës, fotografin Feliks Bani, i cili ka postuar në internet komunikimin që ka pasur me numrin që i ka dërguar mesazhin.
Reagimi i plotë i Feliks Bilanit
Papërgjegjshmëria e Ilir Beqës në këto lloj dacibaosh është e frikshme… E para nëna ime ka 2 muaj e gjysmë që ka ndërruar jetë. Dhe këtu ku ardhur ky mesazh, ky është numri im dhe unë quhem Felix Bilani. Me këtë gjë treguat thjesht që jeni bërë zyrë funerali dhe asgjë më tepër. Por meqë je cun trendy po të them nja dy gjëra për shërbimin tënd…
Urgjenca e Tiranës është 0, ndërsa mjekët janë…
Një drejtore që u thotë kirurgëve në mbledhje që edhe unë po të lexoj tregon sa i përgjegjshëm je.
Në qendrën që ti e quan spitalore akoma përdoret analginë, gjë që është e ndaluar në pothuajse të gjitha vendet e botës.
Ilaçet që ti tenderon janë të dhjera, sepse nuk bëjnë asnjë efekt.
Veç termit “Kabul”, QSUT nuk ka emër tjetër.
Mjekët paguajnë çdo ditë parkimin që ti ke dhënë me koncesion.
Në sallat e operacionit nuk ke as penj dhe as kapëse për të mbyllur plagët dhe kur ne i blejmë vetë histerizmi i njerëzve që ti ke vënë aty e quajnë korrupsion.
Tani nja dy fjalë të thjeshta… Meqë një gafë e tillë për mua është skandal…tani nëse nuk e ke harruar, ti e di që unë kam një karrierë goxha të mirë në media edhe pse nuk punoj më në to, të premtoj që do kthehem dhe do të merrem vetëm me QSUT dhe Ministrinë e Shëndetësisë.
Felix Bilani 22.06.2016


    
Sigal