DEA godet sërish mafien shqiptare, drogë dhe banane edhe në Belgjikë

251

Nëse mendoni së shqiptarët do të hiqnin dorë nga trafikimi i kokainës nëpërmjet bananeve pas kapjes së sasisë rekord në Maminas, e keni gabim.

Agjensia amerikane, DEA ka goditur për herë të katërt tashmë ndaj mafias shqiptare të kokainës, por kësaj radhe operacioni është zhvilluar në Belgjikë dhe Hollandë.

DEA dhe Europoli kanë sekuestruar rreth 313 kilogram kokainë dhe është kapur pjesa më e madhe e grupit.

Droga ishte fshehur në arka bananesh kishte ardhur nga Amerika Latine me një ngarkesë më të vogël. Ajo ishte magazinuar në një port të Belgjikës, ku u zbuluan provat e tjera të bandës shqiptare.

Grupi që vepronte në portin më të madh të Belgjikës, mësohet se kontrollonte tregun e Francës dhe Belgjikës, si dhe një pjesë në Hollandë.

Numri i të arrestuarve po mbahet sekret për arsye hetimore, por siç mësohet bëhet falë për një grup që ka lidhje me tre operacionet e tjera: atë të Maminasit, atë të Spanjës dhe të Gjermanisë.