DEA amerikane instalohet në portin e Durrësit

404
Që pas kapjes së sasisë rekord prej 613 kg kokainë në Durrës, Drejtoria e Doganave dhe policia kufitare në port kanë urdhëruar që çdo kontejner të kalojë kontrollin e skanerit. Ndërkohë masat po monitorohen nga ekspertë të huaj të luftës kundër narkotikeve. Një makinë me mbishkrimin “Policia” qëndronte e parkuar dje pranë degës doganore brenda rrethimit të portit. Në automjetin e policisë dallohej qartë i stampuar edhe flamuri amerikan. Sipas burimeve, dy agjentë të DEA-s kanë mbërritur nga Greqia në portin më të madh shqiptar, ku po inspektojnë të gjitha procedurat që ndiqen nga autoritetet në kontrollin e mallrave. Ndërkohë, kalimi i çdo kamioni dhe kontejneri në skaner dhe jo me përzgjedhje, ka shkaktuar radhë të gjata në port. Qindra kontejner të tjerë qëndrojnë në kalatë, në pritje për t’u kontrolluar dhe tërhequr nga firmat që i kanë porositur. Sipas kompanisë “Panjiva” me seli në Nju Jork, e cila analizon të dhënat e tregtisë globale, firma “Arbri Garden ” që kishte porositur kontejnerin ku u gjetën 613 kg kokainë, ka marrë në dorëzim në total 97 dërgesa të tjera nga Amerika Latine.
Sigal