“Danger”, dy persona arrestohen me 30 kg eksploziv plastik

430
Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, saktësisht Komisariati i Policisë nr. 3 finalizoi operacionin “Danger”, ku pas një muaj hetimi, arriti të kapte në flagrancë dy shtetas me 126 copë eksploziv plastik. Policia ka arrestuar Sokol Sinanin, 31-vjeç dhe Imerli Metajn 37-vjeç, të dy banues në Kukës me eksploziv në formë xhelatin që kishte peshë të përgjithshme 30 kg dhe 45 kapsolla plasëse që shërbenin për plasjen e kësaj lënde.Ata u arrestuan në momentin kur po tentonin dorëzimin e saj.Policia ka njoftuar se në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar gjithashtu edhe dy aparate telefonikë celular dhe një shumë e konsiderueshme të hollash.
Sigal