Dalin pamjet/ U mundua të shpëtojë duke vrapuar, si u ekzekutua bosi i mafias, dyshohet se e vrau një shqiptar

468
Sigal

Janë publikuar pamjet e ekzekutimit të gangsterit grek 46-vjeçar, Yanniis Makris në Voula. Siç shihet dhe në pamjet e publikuara nga media greke “Protothema” vrasësi që dyshohet të jetë një shqiptar i cili e ka kryer krimin kundrejt pagesës, afrohet me shpejtësi dhe e qëllon dhe më pas largohet.

Gangsteri grek eliminohet teksa qëndronte në automjetin e tij tip Smart në zonë e Voulas, ndërkohë që mundohet që të shpëtojë duke vrapuar.

Videoja duket të jetë filmuar nga një celular me rezolucion të lartë, ndërsa në të shihet fillimisht një automjet Smart i ndaluar ku më pas një person i veshur me të zeza dhe me kapuç në kokë vihet re të afrohet me shpejtësi tek makina dhe nis zjarrin ndaj 46-vjeçarit.

Dyshimet për ekzekutiminin e grekut janë të shumta, por si pistë kryesore po hetohet përplasje mes bandave dhe grupeve rivale në Greqi.

John Macris ka qenë një prej gangsterëve më të famshëm në Sidney.

Gazeta “Sydney Morning Herald”, shkruante se Macris mund të jetë vrarë në një përleshje të ndezur midis grupeve mafioze në Greqi, ku bëjnë pjesë edhe shqiptarë.

Kjo luftë bandash ka sjellë të paktën 6 vrasje në Greqi që nga nisja e këtij viti.