Dalin detaje të reja nga vdekja e 33-vjeçarit shqiptar në burgun grek, lidhja me vrasjen e Albert Bakos

485
Sigal

Pas vdekjes së shqiptarit Bandiol Tushajt, një ditë më parë në burgun e Koridhalosit mediat greke kanë dhënë detaje të reja.

Sipas tyre vdekja e Bandiol Tushajt ka lidhje me vrasjen e shqiptarit Albert Bako, i cili u vra dy javë më parë në të njëjtin burg.

Sipas mediave të dy shqiptarët ishin të akuzuar si pjesëtar në ekzekutimin e avokatit të njohur grek, Mihalis Zafiroplulos, Bako si një ndër dy ekzekutoret, ndërsa Tushaj si personi që strehoi Bakon dhe Ibrahim Ibrahimaj, ekzekutorin e avokatit, në banesën e tij në lagjen Kalithea.

Megjithëse policia ka deklaruar se vdekja e Tushajt ka ardhur nga përdorimi në doza të mëdha i drogës, ministria e Drejtësisë nuk e konfirmon këtë fakt.

Shqiptari 33-vjeçar, mbahej në burg me akuza për përfshirje në trafikun e drogës. Trupi i tij u dërgua për ekspertizë mjeko-ligjore dhe në vazhdim do t’u dorëzohet familjarëve për të kryer ceremoninë mortore.