“Daku”, tjetër operacion i italianëve, 36 persona në pranga

489
Pas operacionit “Ça bon 2”, policia italiane ka ndërmarrë edhe një tjetër operacion të koduar me emrin “Daku”, një fjalë në zhargonin e rrugës në gjuhën shqipe, por edhe pseudonimi i drejtuesit të rrjetit. Operacioni ka çuar në pranga 36 persona dhe plot 140 kilogram drogë janë kapur nga policia. Droga nisej nga Amerika Latine në Holandë e më pas me automjete drejt Italisë. 
Hetimi për këtë rrjet ka zgjatur plot dy vjet dhe policia italiane gjeti të fshehura nëpër automjete 53 kilogramë kokainë, 18 kilogramë heroinë, 65 kilogramë hashash, shumë automjete dhe një armë zjarri. Sipas policisë, drejtuesit e trafikut ishin shqiptarë që jetojnë në Holandë e kalonin drogën në Itali ku ju shpërndahej rrjeteve te tjera. Rrjeti vepronte në Piemonte, Veneto dhe Puglia dhe paratë e fituara dërgoheshin me korrierë në Itali nëpërmjet autobusëve të transportit të pasagjerëve. Të gjithë të arrestuarit në operacionin “Daku” janë shqiptarë dhe dy kosovarë me banim në Zvicër që po punonin si korrierë.
Sigal