Dajak vjehrrës në Elbasan, kapet nusja e shpallur në kërkim prej 2 javësh (Emri)

471
Një 40-vjeçare ka rënë në pranga, pasi akuzohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj.
Burime zyrtare bënë me dije se Xhevahire Qoshku, e cila ishte shpallur në kërkim, banuese në fshatin Labinot Katund akuzohet se rrihte shtetasen me inicialet R.Q., 69 vjeçe.
NJOFTIMI I POLICISË
Ushtroi dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës, ndalohet nga policia shtetasja në kërkim
Specialistët për Krimet, në Komisariatin e Policisë Elbasan, bënë ndalimin e shtetases në kërkim:
Xhevahire Qoshku, 40 vjeçe banuese në fshatin Labinot Katund
Ndalimi i saj, u bë pasi më datë 08.09.2017 në banesë dyshohet të ketë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj vjehrrës së saj, shtetases R.Q., 69 vjeçe. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan për veprime të mëtejshme për veprën penale “Dhuna në familje” parashikuar nga neni 130/a i Kodit Penal.
Sigal