‘Çmendet’ shqiptari në Itali, i sulet bashkëshortes nga pas me 6 thika

538
Një 43-vjeçar është arrestuar nga policia në Legano (Milano), pasi ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij me thikë.
Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në banesën e një çifti shqiptar në San Giorgio, teksa shqiptari me inicialet J.V 43 vjeç ka tentuar të vrasë bashkëshorten e tij 35 vjeçe me 6 thika për motive xhelozie, raportojnë mediat italiane.
Gruaja ka arritur të shpëtojë, pasi ka shkuar tek e motra e saj të cilën e kishte pranë banesës dhe ka mbyllur derën. Më pas ajo ka njoftuar policinë e cila pasi mbërriti në vendngjarje ka arrestuar 43 vjeçarin.
Mediat italiane bëjnë të ditur se shqiptari i arrestuar është kunati i Edmond Lleshajt.
Ky i fundit nuk është një emër i panjohur për autoritet italiane, pasi në nëntor të viti 2016, ka vrarë 2 kushërinjtë Agron dhe Alban Lleshaj. Vrasja në atë kohë ndodhi për kontrollin e territorit të lëndëve narkotike në Legano.

Screenshot001
Sigal